Telegrafi

Shtyhet seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik për lëndët ”Sopoti” dhe ”Puçi”

Seanca e Këshillit të Prokurorëve Publik (KPP), ku duhej të diskutohej për lëndët ”Puçi” dhe ”Sopoti” është shtyrë për ditën e enjte, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nuk jepen arsyetime se përse erdhi deri te shtyrja e seancës.

Në lidhje me lëndën ”Sopoti”, Prokuroria Speciale Publike (PSP) pohon se ka dëshmi të mjaftueshme për dëshmitarin kyç të jetë torturuar. Në këtë rast janë dënuar 11 persona, që të gjithë shqiptarë.

PSP-ja hoqi dorë nga hetimet për lëndën ”Puçi”, pasi që hetimet në lëndën ”Fortesa” nxorën dëshmi që janë në kundërshtim me lëndën ”Puçi”./Telegrafi/