Site icon Telegrafi

Shtyhet procedura e falimentimit për “Feni Industries”

Me kërkesë të drejtorit të ri të “Feni Industries”, Rajço Kacarov, është shtyrë procedura për falimentimin e kombinatit metalurgjik nga Kavadari.

Kacarov kërkoi mospërfshirje të Gjykatës Themelore në Veles dhe kërkoi që gjykata e Shkupit të jetë kompetente për procedurën e falimentimit të “Feni Industries” me sqarimin se në Shkup janë selitë e tre bankave të cilat kanë ngritur procedurën, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ndërprerjen e procedurës e konfirmuan edhe nga Gjykata e Velesit, prej ku saktësojnë se pritet denoncimi i Gjykatës së Lartë.

“Feni Industries” ka borxh prej rreth 60 milionë euro prej të cilave 40 milionë i detyrohet “Komercialna Banka” SHA Shkup, “Stopanska Banka” SHA Shkup dhe “Silk Roud Banka” SHA Shkup. Këto tre banka si kreditorët kryesorë kanë ngritur procedurë për falimentimin e kompanisë./Telegrafi/

Exit mobile version