Site icon Telegrafi

Shtyhet përsëri seanca për vrasësin e Almir Aliut të vogël nga Kumanova

Vazhdon të shtyhet përfundimi i gjyqit ndaj vrasësit të Almir Aliut katërvjeçarë nga Kumanova, rast i ndodhur në vitin e kaluar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Arsyetimi i kësaj radhe është obligimi i njërit nga avokatët, i cili nuk erdhi në gjyq, prandaj gjykata vendosi që seanca e radhës për 31 vjeçarin, Boban Iliq, të shtyhet për 25 korrik.

Sot duhej që të dëshmojë vetë vrasësi, Boban Iliq, por nuk ndodhi pasi që avokati i të paditurit të dytë, të tretë dhe të katërt nuk ishte i pranishëm.

Në të njëjtin rast,të akuzuar janë babai i Almirit, Sead Aliu, dhe të afërmit, Sami dhe Abdulla Aliu, për vepër penale të ”dhunës”./Telegrafi/

Exit mobile version