Site icon Telegrafi

Shtyhet përsëri mbledhja e Komisionit për sistem politik në Kuvendin e Maqedonisë

Edhe kësaj radhe, Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike nuk e mbajti mbledhjen e saj, për shkak të mungesës së prokurores speciale, Katica Janeva, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Sipas kryetarit të këtij Komisioni, Vllatko Gjorçev, nuk kishte kushte për mbajtjen e mbledhjes për shkak se zonja Janeva mendon se duhet të jetë e vetmja funksionere në Maqedoni e cila nuk duhet të shkojë në shtëpinë ligjvënëse dhe se mund t’i shpallë si jolegjitim të gjithë institucionet.

Në mbledhje nuk ishin as deputetët e LSDM-së, të cilët kanë bërë të ditur se nuk do të jenë pjesë e mbledhjeve, ku në rend dite është raporti i Katica Janevës./Telegrafi/

Exit mobile version