Pas pesë viteve në labirintet gjyqësore dhe dy aktgjykime të shfuqizuara të shkallës së parë, rasti “Rover”, në të cilin një nga të akuzuarit është edhe ish-ministri për Punë të Brendshme, Ljube Boshkovski, assesi të përfundojë.
Sot përsëri u shty seanca kryesore dhe rasti nuk mund të fillojë për herë të tretë, pasi më herët Gjykata e Apelit në dy seanca shfuqizoi aktgjykime të shkallës së parë dhe rasti u kthye përsëri në gjykim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në seancën e sotme nuk u paraqit prokurorja Lidija Raiçeviq-Vuçkova dhe i akuzuari Ivica Ristiq, me ç’ka gjykimi u shty përsëri për në muajin nëntor.
Gjykimi për herë të tretë filloi në fund të vitit 2015, pasi Gjykata e Apelit shfuqizoi aktgjykime të shkallës së parë, për arsye të gjendjes faktike të pavërtetuar dhe gabime tjera.
Atëherë Boshkovski deklaroi se posedon materiale, inçizime audio dhe transkripta me të cilat vërtetohet se rasti është i montuar.
Sipas aktgjykimit të shkallës së parë, për vrasjen e Marijan Tushevski dhe Kiro Janev, prej vitit 2011 të akuzuarit Predrag Çubrilo, Milan Iliq dhe Millorad Kovaçeviq u dënuan me burg të përjetshëm, Vuk Vukiçeviq u dënua me 15 vite burg, Boshkovski u dënua me 10 vite e 6 muaj, Zoran Trajkovski me 8 vite, Sasho Jovanovski dhe Ivica Ristiq me 7 vite, ndërsa me 5 vite u dënuan Gove Mitrevski dhe Nikolla Negrievski./Telegrafi/