Është shtyrë gjykimi i dy anëtarëve të partisë ”E Majta”, Zdravko Saveski dhe Vlladimir Kunovski, që duhej të fillonte sot, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Edhe kësaj radhe, arsyeja e shtyrjes është mos vërtetimi i dëmit të shkaktuar veç e veç për të dy personat, ndërkaq gjyqi refuzoi që të bashkohen këto lëndë.
Dëmi është vlerësuar në 880000 denarë. Saveski dhe Kunov do të vazhdojnë të mbeten në burg shtëpiak, ndërkaq akuzohen për pjesmarrje në grupim të dhunshëm, gjatë protestave që sollën thyerjen e zyrës popullore të kryetarit Ivanov në Shkup. Të dyve u janë marrë edhe pasaportat./Telegrafi/