Site icon Telegrafi

Shtyhet për të mërkurën mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Kryesia e Kuvendit të Kosovës e ka shtyrë për të mërkurën mbledhjen e paraparë të mbahej të hënën më 15 janar.

Kështu është bërë e ditur në një komunikatë të Kuvendit.

Lexo po ashtu Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit, Demarkacioni nuk është në rend dite

“Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës, e paraparë të mbahet të hënën, më 15 janar 2018, do të mbahet të mërkurën, më 17 janar, në orën 11:00”, thuhet në komunikatë, duke mos bërë të ditur arsyet e shtyrjes së mbledhjes.

Mirëpo Telegrafi mëson se arsyeja e shtyrjes së kësaj mbledhje është bërë për shkak të përvjetorit të masakrës së Reçakut.

Këtë vit më saktësisht të hënën bëhen 19 vite që në këtë masakër u vranë 45 civilë shqiptar në mesin e tyre edhe 8 pjesëtarë të UÇK-së. /Telegrafi/

Exit mobile version