Site icon Telegrafi

Shtyhet për të hënën seanca e Kuvendit, e paraparë të mbahej sot

Kuvendi i Kosovës / Foto: Ridvan Slivova

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka njoftuar se seanca e rregullt plenare e paraparë për sot në orën 13:00, është shtyrë për të hënën për shkak të vdekjes së sekretares Madeleine Albright.

Lexo po ashtu Të premten ditë zie në Kosovë, në nderim të ish sekretares Madeleine Albright  

“Në konsultim me Grupet Parlamentare na u duk më e arsyeshme që për shkak të këtyre zhvillimeve ta zhvendosim këtë për të hënën në orën 10:00”, tha Konjfuca.

Ndryshe, presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur nesër (e premte) ditë zie në Kosovë, në kujtim të sekretares së Shtetit, Madeleine Albright e cila ndërroi jetë dje në moshën 84 vjeçare. /Telegrafi/

Exit mobile version