Telegrafi

Shtyhet për të enjten data e fillimit të “BeerFest Kosova 8”

Festivali tashmë tradicional i Birrës “Beerfest Kosova” edicioni 8-të, që kishte për të filluar sot (e mërkure), për shkak të motit të keq, shtyhet për të enjten më datë 26 korrik me fillim në ora 17:00.

Në një komunikatë për media, organizatorët e festivalit “Modus Events” njoftuan sot shtyrjen e eventit për një ditë më shumë.

“Modus Events, njofton se janë të obliguar qe ta bejne shtyrjen e fillimit të Beerfest Kosova 8 shkaku i motit të keq që po mban këto ditë në Prishtinë.

Të gjithë adhuruesve të Beerfest Kosova ju kërkojmë falje për këtë vendim, por pas një shqyrtimi të rrethanave të krijuara nga ky mot, u pa e arsyeshme që të shtyhet për dy ditë dhe të fillojmë të enjten”, thuhet në njoftim.

Lexo po ashtu Lista e plotë e artistëve dhe datat e performancave të tyre në Beerfest Kosova

Beerfest Kosova 2018, do të mbahet në Parkingun prapa Pallatit të Rinisë, në të njëjtin lokacion ku janë mbajtur edhe edicionet e fundit.

Beerfest Kosova përmes mediave elektronike dhe përmes faqeve të saja ne Facebook dhe Instagram, do të publikojë të gjitha informatat në lidhje me programin dhe çështjet tjera të Beerfest Kosova 8 duke e pasur parasysh këtë ndryshim orari. /Telegrafi/