Site icon Telegrafi

Shtyhet për nesër votimi i marrëveshjes së Prespës në Kuvendin e Greqisë

Votimi në Kuvendin e Greqisë për emrin e ri të Maqedonisë, që pritej sonte të miratohet u shty për ditën e nesërme në ora 14:30.

Kjo shtyrje vjen për shkak të numrit të konsiderueshëm të deputetëve që kërkojnë të marrin fjalën para votimit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në debatin për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës, për fjalë janë paraqitur 205 nga 300 deputetë që numëron Kuvendi i Greqisë, si dhe koordinatorët e partive politike, ministrat e Qeverisë dhe kryetarët e partive politike.

Pas ratifikimit në Kuvendin grek, marrëveshja e Prespës hyn në fuqi në Maqedoni, ku edhe zyrtarisht Maqedonia ndryshon emrin e saj në Maqedonia e Veriut./Telegrafi/

Exit mobile version