Site icon Telegrafi

Shtyhet për në muajin maj takimi i Ohrit, i partive politike parlamentare

Bisedimet ndërpartiake në Maqedoni të partive parlamentare, të inicuara nga treshja evropiane, Vajgl, Kukan dhe Fleckenstein, janë shty për në muajin maj.

Paraprakisht u raportua se takimi do të mbahet nga 15 e deri më 17 mars, në Ohër, ku duhej të merr pjesë edhe eurokomisioneri Johannes Hahn, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas zyrës së eurodeputetit, Ivo Vajgl, takimi i procesit “Jean Monnet” shtyhet për shkaqe organizative,

Përndryshe, ky takim duhej të realizohej në Paris, në shtëpinë e “Jean Monnet”, por me kërkesë të OBRM-PDUKM-së, u vendos që takimi i parë të mbahet në Maqedoni./Telegrafi/

Exit mobile version