Telegrafi

Shtyhet nxjerrja në treg e Xperia Play

Arsye e shtyrjes janë problemet softuerike, rregullimi i të cilave është i domosdoshëm për t’u arritur niveli i duhur i stabilitetit dhe performancave.

Nga O2 njoftojnë se Xperia Play iu është nënshtruar testeve rigoroze për disa javë, ndërsa janë gjetur disa gabime, të cilat prodhuesi nuk do të arrijë t’i rregullojë në kohë të duhur, ashtu që paraqitja e Xperia Play në treg është shtyrë për një datë tjetër. /Telegrafi/