Real Madrid nuk do ta zhvillojë ndeshjen e 18 dhjetorit në kuadër të La Ligas spanjolle.
E gjithë kjo pasi që skuadra kampione e Evropës për klube do të udhëtojë për në Tokio, ku do të marr pjesë në kupën e botës për klube.
Kështu së paku ka bërë të ditur klubi madrilen përmes një mesazhi në ueb-faqen zyrtare të ekipit.
Ndryshe, ndeshja do të zhvillohet brenda këtij viti, por në një datë të ndryshme që do të përcaktohet gjatë ditëve në vijim. /Telegrafi/