Telegrafi

Shtyhet ndeshja, Prishtina – Dukagjini

Prishtina dhe Dukagjini nuk do të ballafaqohen gjatë kësaj fundjave në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll.

E gjithë kjo pasi që nuk dëshirojnë të rëndohet fusha e stadiumit “Fadil Vokrri”, i cili duhet të jetë e gatshme për ndeshjet e radhës së përfaqësueses.

Kosova theksojmë se gjatë muajit shtator, përkatësisht më datën 7 të muajit të ardhshëm do të luajë kundër Republikës Çeke.

Në këtë formë, prishtinasit dhe klinasit do të jenë të lirë dhe nuk dihet se kur do ta zhvillojnë këtë takim të xhiros së dytë.

Raportohet se takimi mes këtyre dyja ekipeve pritet të zhvillohet më 25 shtator, ditë e mërkure.

Ndryshe, Prishtina në ndeshjen hapëse ka barazuar me Flamurtarin 1-1 gjersa Dukagjini ka barazuar pa gola me Ballkanin. /Telegrafi/