Liga Premier ka njoftuar zyrtarisht se përplasja e Manchester Cityt me Arsenalin e planifikuar të zhvillohet sot (e mërkurë) në mbrëmje, është suspenduar.
Vendimi u mor pasi pronari i Nottingham Forest dhe Olympiacos, Evangelos Marinakis rezultoi pozitiv në testin e coronavirusit dy javë pasi vëzhgoi ekipin e tij grek në Emiratet Stadium.
52-vjeçari, i cili kalon kohën e tij mes Nottinghamit dhe Greqi, ishte në stadiumin e Arsenalit për të parë skuadrën e tij në ndeshjen e 1/32-tës në Ligën e Evropës.
Prekja e presidentit të klubit anglez ka bërë autoritetet e futbollit në Angli të marrin masa dhe vendime.
ICYMI: Man City v Arsenal has been postponed as a precautionary measure
➡️ https://t.co/v1WOnC7AXT pic.twitter.com/C6UjVafDwA
— Premier League (@premierleague) March 11, 2020
Kështu, Liga Premier ka njoftuar tashmë se ka vendosur për pezullimin apo shtyrjen e ndeshjes në mes të Cityt dhe Arsenalit.
Pas njoftimit nga Liga Premier, një gjë të tillë e kanë bërë edhe dy klubet në fjalë, të cilët ishin të gatshme të luanin sonte mbrëma. /Telegrafi/
Club statement. https://t.co/eb8fHKq6M9
— Manchester City (@ManCity) March 11, 2020
The Premier League have postponed our match with Manchester City on Wednesday night as a precautionary measure.https://t.co/qTX1QiXjZv
— Arsenal (@Arsenal) March 11, 2020