Telegrafi

Shtyhet ndeshja Malisheva – Ballkani

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se ndeshja në mes të Malishevës dhe Ballkanit është shtyrë.

Komisioni i garave të BKT Superligës së Kosovës ka aprovuar kërkesën e klubit nga Suhareka që ndeshja të shtyhet.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje):

Komisioni i Garave i BKT Superligës e ka shqyrtuar dhe e ka aprovuar kërkesën e FC Ballkani që ndeshja e javës së parë e BKT Superligës, e cila ishte paraparë të zhvillohet ditën e diele, më datë 14.08.2022, në orën 17.00  ndërmjet FC Malisheva – FC Ballkani shtyhet  për një datë tjetër.

Kjo ndeshje është shtyrë për shkak se FC Ballkani zhvillon ndeshje në garat evropiane. /Telegrafi/