Telegrafi

Shtyhet ndeshja Drita-Inter Escaldes shkaku i vonesave për plotësimin e dokumentacionit për COVID-19

Është shtyrë për pak orë ndeshja para-kualifikuese e Ligës së Kampionëve mes Dritës dhe Inter Escaldes.

Drita ishte gati të niste kampanjën para-kualifikuese me ndeshjen ndaj Inter Escaldes me fillim nga ora 18:00.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar në rregull dhe ndeshja duhet të shtyhet për një orë e gjysmë, pra pritet të fillojë nga ora 19:30.

Arsyeja e shtyrjes është vonesa e plotësimit të dokumentacionit për COVID-19, pasi lojtari i Dritës, Fidan Gërbeshi rezultoi pozitiv në test.

Lexo po ashtu Drita konfirmon një lojtar të infektuar me coronavirus dhe një të izoluar para ndeshjes ndaj Inter Escaldes

Postimi pa ndërhyrje nga faqja zyrtare të Dritës

SHTYHET NDESHJA

Ndeshja me Inter d’Escaldes shtyhet per ne oren 19:30.

Arsyeja eshte vonesa e plotesimit te dokumentacionit per COVID-19 nga organizatori per dy ekipet.

FC DRITA

/Telegrafi/