Shtyrja e kësaj ndeshjeje është bërë me marrëveshje ndërmjet dy ekipeve të lartëpermendura për shkak të angazhimeve të tyre që i kanë në Sigal Uniqa Ligën Ballkanike (BIBL).
Ndërkaq dy takimet tjera të xhiros së XX janë luajtur të mërkurën, ku Trepca e ka mposhtur Vllaznimin me rezultat 91:67 dhe Golden Eagle Ylli ka triumfuar ndaj Kerasan Prishtinës me shifrat 130:82.