Site icon Telegrafi

Shtyhet miqësorja vëllazërore Shqipëri-Kosovë

Ndeshja vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e paraparë të zhvillohet më 28 nëntor në Shkodër është shtyrë për një datë tjetër, që do të caktohet më vonë.

Përkundër dëshirës së madhe për të shënuar ditën e Pavarësisë së shqiptarëve me një ndeshje vëllazërore, takimi nuk mund të zhvillohet, derisa Shqipëria është prekur nga një tërmet i fuqishëm, ku ka dhjetëra viktima dhe qindra të lënduar.

Ndeshja ishte paraparë të zhvillohej për nder të Ditës së Flamurit, derisa duhet theksuar se FBK-ja ka një bashkëpunim shumë të mirë me Federatën Shqiptare të Basketbollit, ku me kënaqësi kishte pranuar ftesën për të luajtur, megjithatë tashmë nuk mund të zhvillohet për shkak të gjendjes në Shqipëri.

Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ofron ndihmën e saj për vëllezërit tanë në Shqipëri për çfarëdo që kanë nevojë.

FBK-ja shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe të lënduarve u uron shërim sa më të shpejtë.

Exit mobile version