Site icon Telegrafi

Shtyhet mbledhja e KSHZ-së për në ora 19:30, pritet të shpallen rezultatet përfundimtare

Mbledhje publike e Komisionit Shtetëror për Zgjedhje që duhej të mbahet në ora 18:15, u shty për në ora 19:30.

“Për shkak të kontrolleve përfundimtare të të dhënave, mbledhja do të mbahet në ora 19:30”, shprehen nga KSHZ, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pritet që KSHZ t’i publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme kuvendare të ditës së djeshme.

Publikimi i rezultateve të zgjedhjeve zgjati më shumë për shkak se ra ueb-faqja disa herë.

Nga KSHZ u shprehën se bëhet fjalë për sulm nga jashtë./Telegrafi/

Exit mobile version