Përsëri është shtyrë mbledhja e Këshillit të Prokurorëve Publik (KPP), ku duhej të shqyrtohet raporti gjashtë mujorë i prokurores speciale publike, Katica Janeva, transmeton Telegrafi Maqedoni.
KPP-ja do ta presë Katica Janevën edhe të martën, dita kur është caktuar mbledhja e radhës, ndërkaq kreytari i KPP-së, Petar Anevski, tha se prezenca e Janevës është e nevojshme për të sqaruar disa paqartësi të raportit.
Në të njëjtën kohë është shtyrë edhe mbledhja e Komisionit parlamentar për sistem politik dhe marrëdhënie ndëretnike, ku në rend dite është gjithashtu raporti i PSP-së. Edhe ky Komision këmbëngul që Katica Janeva të jetë prezente në mbledhje.
Ndërkaq, nga PSP-ja thonë se prokurorja speciale, Katica Janeva, nuk ka obligim ligjor që të jetë prezente në këto mbledhje, por vetëm të dorëzoj raportin./Telegrafi/