Site icon Telegrafi

Shtyhet mbledhja e Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime për ditën e nesërme

Bashkërendimi i Komisionit për çështje zgjedhore dhe emërime është shtyrë për ditën e nesërme. Arsyeja e shtyrjes së mbledhjes është bërë për shkak të dallimeve të mëdhaja në qëndrimet e anëtarëve të komisionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Debati i sotëm zgjati dy orë për të shkuar në pauzë. U propozua që takimi të vazhdohet më vonë, por nuk u pajtuan të gjithë. Paraprakisht nuk u arrit asnjë marrëveshje për kryetarin e Komisionit në fjalë.

Në takimin e djeshëm u arrit marrëveshja për numrin e anëtarëve të komisionit. Sipas kësaj ujdie, OBRM-ja ka 6 anëtarë, LSDM-ja ka 5 anëtarë, pastaj BDI-ja dhe Besa nga një anëtarë./Telegrafi/

Exit mobile version