Për shkak të motit të papërshtatshëm për një event të jashtëm dhe stuhive potenciale në vend dhe rajon, është shtyrë mbajtja e Street Party Prishtina 2022.
Eventi, i paraparë të mbahet me 10 korrik 2022, është njoftuar se do të shtyhet deri në një njoftim të radhës.
Në edicionin e tretë të Street Party Prishtina, janë ftuar gjithë artistët që me krjimtaritë e tyre dhe inovatorët me inovacionet e tyre të bëhen pjesë e Street Party Prishtina 2022.
Kjo si një mundësi për të promovuar krijimtarinë, krijuar kontakta të reja, dhe përjetuar nga atmosfera, duke shfrytëzuar këndin falas gjatë eventit!
Ky event organizohet nga NXT LVL events _entertainment, nën patronatin e Komunës së Prishtinës, dhe përkrahet nga lokalet e Kafeve të Vogla.