Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se provimi i jurisprudencës i paraparë për tu mbajtur më 4 dhe 5 shtator nuk do të mbahet.
Për datat e mbajtjes së provimit, nga MD-ja kanë bërë të ditur se do të njoftojnë përmes faqes zyrtarë.
Shtyrja e mbajtjes së këtij provimi është bërë në bazë të vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për masat antiCOVID.
Njoftimi i plotë:
NJOFTIM PËR SHTYRJEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS
Në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës nr. 01/32 të datës 28.08.2021 dhe rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë, përkatësisht Zyrës së Kryeministrit, me qëllim të respektimit dhe zbatimit të masave Anti-Covid 19, Ministria e Drejtësisë publikon ketë:
NJ O F T I M
Njoftohen të gjithë kandidatët të cilët kanë fituar të drejtën t’i nënshtrohen Provimit të Jurisprudencës, se provimi me shkrim i paraparë të mbahet me datat 4 dhe 5 shtator 2021, nuk do të mbahet.
Për kohen e mbajtjes së provimit, kandidatët do të njoftohen përmes faqes zyrtare të Ministrisë së Drejtësisë.
Duke ju falënderuar paraprakisht për mirëkuptimin, ju dëshirojmë shëndet dhe mbarësi deri në njoftimin e radhës. /Telegrafi/