Seanca e cila ishte planifikuar për nesër në orën 15:00 për ligjin për gjuhët, është shtyrë njoftojnë nga Komisioni për Çështje Evropiane.
“Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane (KEÇ), Artan Grubi, ka shtyrë seancën e gjashtë të KEÇ, në të cilën në rend dite ishte leximi i dytë i ligjit për përdorimin e gjuhëve”, thuhet në njoftim, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjithsej 90 amendamente janë dorëzuar për propozim-ligjin për përdorimin e gjuhëve në KEÇ deri në përfundimin e afatit.
Më së shumti ka dorëzuar OBRM-PDUKM (84), LSDM (4) dhe Lëvizja Besa (2)./Telegrafi/