Site icon Telegrafi

Shtyhet lansimi i modelit tërësisht të ri nga Volvo (Foto)

Volvo XC40 që ishte paraparë të lansohej në ‘Geneva Motor Show’ gjatë muajit maj, por kompania ka ndryshuar plane.

Në vend të publikimit në Evropë, një gjë të tillë do ta bëjë një muaj më vonë në Kinë, kur do të zhvillohet ‘Shangai Motor Show’, transmeton Telegrafi.

Prodhuesi suedez Volvo, e ka bërë këtë shtyrje të afatit, për shkak se në Gjeneve lansohet modeli Lynk & Co 01, me të cilin ndanë të njëjtën platformë.

Për të shmangur çdo ngjashmëri me këtë makinë, është konsideruar që paraqitja para publikut të bëhet në dy vende krejtësisht të kundërta.

Ndryshe, ky automjet me 1.5-litra dhe tre cilindra që arrin 254 kuajfuqi, është shumë i qëndrueshëm, i shpejtë dhe komod. /Telegrafi/

Exit mobile version