Telegrafi

Shtyhet konferenca për shtyp e PSP-së në ora 12

Konferenca për shtyp e PSP-së e cila duhet të mbahet në ora 11, është shtyrë për një orë më vonë, gjegjësisht në ora 12:00, përcjell Telegrafi Maqedoni.

PSP me gjasë do t’i publikojë dyshimet e veprimtarive kriminale në lidhje me “Sun City”, ngjarje e cila inspektohet më shumë se pesë muaj, njofton 24 Vesti. Në maj Janeva vizitoi komunën Sopishte dhe u interesuar për historinë e ndërtesës. Hetimi nuk ka të bëjë me investitorët aktualë turq, por është e përqendruar në përpjekjen e dështuar nga një kompani izraelite për ndërtimin e lagjes. Por, PSP nuk zbulon asgjë zyrtare.

‘Nuk mund të informojmë ndonjë hollësi, gjithçka që është e nevojshme lidhur me hetimet, ne do të njoftojmë në konferencën për shtyp pas dy ditëve’, u shprehën para dy ditëve nga PSP.

Lënda e dytë ende ka të bëjë me marrëveshjen e një numri të madh të provave dhe dëshmitarëve për një nga objektet më të mëdha të Shkupit 2014. Edhe ky rast ka qenë nën shqyrtimin e Katica Janevës. Përndryshe Kryetari i Qendrës tre muaj më parë ka dëshmuar në PSP, në lidhje me projektin dhe ka dorëzuar raportet e auditimit te prokurorja Janeva.

Më herët, PSP publikoi dy lëndë të reja ku flitej për keqpërdorimet në drejtorinë e pestë të MPB-së dhe për incidenti e krijuar nga OBRM-PDUKM në komunën Qendër.
/Telegrafi/