Reperët e grupit Etnon është dashur të mbajnë një koncert në Londër, mirëpo për shkak të problemeve me fluturim, ata nuk mund të arrijnë me kohë për koncertin.
Genc Prelvukaj i ka informuar fansat për këtë gjë duke i njoftuar se koncerti shtyhet për një datë tjetër.
“Të dashur shqiptarë të Londrës”.
“Për shkak të komplikimeve në fluturim, me faj të kompanisë se fluturimeve Norvegian, ne nuk arrijmë nga New Yorku në Londër sot”.
“Koncerti i paraparë shtyhet për një datë tjetër. Ju lajmërojmë për datën e re me rastin e parë që vendosim me organizatorët. Faleminderit”, ka shkruar reperi në rrjetet sociale. /Telegrafi/