Telegrafi

Shtyhet Ivy Bridge

Shtyrjen në afatin prej tetë deri dhjetë javësh gjatë intervistës dhënë Finnancial Times ia konfirmoi nënpresidenti i Intelit Sean Maloney. Në pyetjen e gazetarëve rreth kohës së paraqitjes së procesorëve Ivy Bridge, Maloney tha: “mendoj se (koha e paraqitjes) ndoshta tani do të jetë qershori”. Sipas informatave të mëhershme, paraqitja e procesorëve pritej të bëhej gjatë prillit, e më optimistët Ivy Bridge prisnin se do të paraqitet kah fundi i marsit. Arsyet e shtyrjes janë problemet gjatë prodhimit, e jo mungesa e interesimit në treg, tha përfaqësuesi i Intelit.

Procesorët Ivy Bridge do të pasojnë procesorët aktual të gjeneratës Sandy Bridge. Do të ndërtohen në procesin prodhues më të avancuar 22-nanometërsh, e do të sjellin performanca 37% më të mira me zvogëlim të shpenzimit të energjisë prej 50%. /Telegrafi/