Telegrafi

Shtyhet interpelanca e kryeministrit Haradinaj

Për shkak të mungesës së kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, interpelanca lidhur me vendimin për ngritjen e pagave për anëtarët e kabinetit është shtyrë për një seancë tjetër.

Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte paraparë sipas kërkesës së GP të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe GP të Lëvizjes Vetëvendosjes lidhur me vendimin e Qeverisë së Kosovës për rritjen e pagave të anëtarëve të Kabinetit qeveritar, vendimin për rritjen e pagave për të gjitha kategoritë e të punësuarave që marrin paga nga buxheti i Kosovës, si dhe vendimi për lartësinë e pagesës mujore për familjet në Skemën e Ndihmave Sociale.

Po ashtu, është shtyrë edhe debati parlamentar, sipas kërkesës së nënkryetarit të Kuvendit, Kujtim Shala dhe gjashtë deputetëve nënshkrues lidhur me raportin e 100 ditëve të punës të Qeverisë së Republikës të Kosovës.