Telegrafi

Shtyhet ICS për Galaxy Note

Për të arsyetuar vonesën, nga Samsung kanë premtuar se Premium Suite do të rris mundësitë e vet Android 4.0. Fokusi do të vihet mbi përdorimin e stylusit, për shembull llogaritjen automatike të shprehjeve të futura. Gjithashtu, ngjashëm me Apple Cards, do të vihet në dispozicion aplikacioni My Story për mbarimin e urimeve të personalizuar, e do të jenë të përkrahura mesazhet e shkruara (ose të vizatuara), incizimi i zërit, dhe videos. Është publikuar se Samsung ka arritur marrëveshje me Rovion sipas të cilës në Galaxy Note Angry Birds Space do të instalohet me nivele shtesë të kësaj loje.

Përditësimi në ICS do të sjell një dukje krejtësisht të re dhe përvojën e përdorimit të Androidit në Galaxy Note, porositën nga Samsung. Koha e saktë e fillimit të përditësimit do të varet nga vendet dhe operatorët mobil. /Telegrafi/