Site icon Telegrafi

Shtyhet gjykimi për dy protestuesit e arrestuar më 13 prill në Shkup

Tv Shenja bën të ditur se Gjykata themelore Shkupi 1 e anuloi seancën për dy protestuesit e arrestuar më 13 prill. Sipas aktakuzës, ata fajësohen për “pjesëmarrje në turmën që kryen vepër penale”. Gjykatësja sot e anuloi procedurën me kërkesë të mbrojtjes, për shkak se prokuroria kërkon bashkimin e kësaj procedure edhe me një lëndë tjetër për çka kërkon dëmshpërblim prej 880 mijë denarë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjykatësja në seancë tha se nuk do të lejojë bashkim të lëndëve dhe se do ti japë afat një ditë prokurorisë që të prononcohet për dëmin. Ndërsa Avokati mbrojtës Vlladimir Danailov thotë se është e padrejtë për të gjithë të akuzuarit tu ngarkohet ky dëm, për të cilin nuk ka ekspetizë por është konstatuar në formë paushalle.

“E kontestuam kërkesën për dëmshpërblim me shumën të cilën ishte në propozim akuzën. Mendojmë se është e paderejtë që 880 mijë denarë të jenë në ngarkesë të gjithë të akuzuarve për shkak se ishte vlerësuar i gjithë dëmi në prëgjithsi, edhe pse vetë dëmi nuk është vlerësuar me raport dhe mendim sipas ekspertizës por është konstatuar në formë paushalle”, ka deklaruar avokati i palës mbrojtëse, Vlladimir Danailov.

Avokati mbrojtës Danailov deklaroi se kanë kërkuar të shkojnë në mundësi më të lehtë të pranimit të fajit, për shkak se klientët e tij kanë edhe dosje të tjera.

“Shkuam në opsionin më të mirë të pranimit të fajit, por kur e pranoni fajin, i pranoni me automatizëm harxhimet dhe kërkesën e dëmshpërblimit që të shmanget ajo. Kërkuam që propozim akuza të saktësohet në përgjegjësi sa më të vogël solide, ose me propozim tonin me të cilin do të veprojmë nesër, që të shkohet në kërkim pronësor në procedurë civile”, ka shtuar ai.

Protestuesit Nikolla Arizanov dhe Filip Nakovski u arrestuan në protestat e 13 prillit, ndërsa janë në paraburgim shtëpiak dhe janë të vetmit nga grupi i parë i të arrestuarve të cilët morën padi penale. Sipas raportit të policisë të dy kanë marrë pjesë në thyerjen e inventarit të Zyrës popullore të presidentit Gjorge Ivanov./Telegrafi/

Exit mobile version