Edhe këtë herë është shtyrë gjykimi për aktivistët e Revolucionit Laraman, Zdravko Savevski dhe Vladimir Kunovski, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Arsyeja e shtyrjes së gjykimit është se gjykatësja që e udhëheq seancën kishte marrë pushim mjekësor.
Gjykimi i të njejtëve do të bëhet më 29 maj.
Përndryshe, Savevski dhe Kunovski janë duke pritur gjykimin për ngjarjet në protestat e Revolucionit Laraman ku u thyen zyrat e kryetarit të Shtetit në Shkup./Telegrafi/