Në Gjykatën Themelore Shkupi 1 u mbajt seanca e parë për nëntë të akuzuarit për dhunën në Kuvendin e Maqedonisë, natën e 27 prillit të këtij viti, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Gjykimi është shtyrë për më 23 maj pasi që njëri nga të akuzuarit mungoi. Ai duhej që të sillej në gjyq nga burgu shtëpiak. Që të gjithë akuzohen për pjesëmarrje në turmë që do të kryej vepër penale dhe pjesëmarrje në turmë që do të pengojë personat zyrtar në kryerjen e detyrës së tyre zyrtare.
MPB-ja bëri të ditur se punon që të gjej të gjithë të dyshuarit për të ndriçuar rastin. Para gjyqit ishin mbledhur qytetarë për të mbështetur të akuzuarit./Telegrafi/