Gjykimi ndaj Ukë Rugovës, për akuzat në lidhje me krim të organizuar, është shtyrë për shkak të mungesës së të akuzuarve.
Kryetarja e trupit gjykues, Naime Krasniqi – Jashanica ka shtyrë për në një datë të pacaktuar seacën, që sipas saj nuk kishte kushte për tu mbajtur.
Përderisa Ukë Rugova ishte prezentë në gjykatë, aty munguan të akuzuarit e tjerë: Liridona Beqiri, Kujtim Avdyli, Ragip Gashi dhe Hamza Beqiri.
Sipas aktakuzës së përpiluar nga Prokuroria Speciale, Ukë Rugova ishte pjesë e një grupi qëllimi i të cilit ishte përfitimi material, duke furnizuar individë me viza Schengen të BE-së nga Ambasada italiane në Prishtinë, të cilat janë marrë në mënyrë të paligjshme ose përmes korrupsionit.
Sipas aktakuzës plot 556 viza Schengen ishin marrë nga Ambasada e Italisë në Prishtinë në lidhje me aktivitetet e grupit.
Së bashku më Ukë Rugovën në këtë rast janë të akuzuar edhe edhe 20 persona të tjerë, ndër ta edhe ish-ministri Astrit Haraqija.
Të akuzuarit e këtij rasti janë deklaruar të pafajshëm duke mohuar pretendimet e Prokurorisë. /Telegrafi/