Telegrafi

Shtyhet gjykimi kundër Taleskit, avokatët e tij paraqesin dëshmi të reja

Seanca gjyqësore për rastin e PSP-së “Transportuesi” në të cilën i akuzuari i parë është kryetari i Komunës së Manastirit, Vlladimir Taleski, është shtyrë për 6 nëntor pasi avokatët e tij dorëzuan dëshmi të reja, të cilat akoma nuk janë bashkuar me lëndën.

Taleski nuk dëshiroi të komentojë dëshmitë e reja dhe vetëm deklaroi se akuza është politike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Strumica dhe Kumanova kanë transport më të shtrenjtë të nxënësve se Manastiri. Kjo akuzë kundër meje është politike”, tha Taleski.

PSP në fund të muajit prill ngriti akuza për këtë rast, por për shkak të faktit se disa nga të akuzuarit kanë refuzuar të marrin ftesat për në gjykatë, seanca u shty për në shtator.

Taleski akuzohet për keqpërdorim të transportit të nxënësve dhe dëmtim të buxhetit në vlerë prej 360 mijë denarëve./Telegrafi/