Telegrafi

Shtyhet gara në disiplinën lëshim i shpejtë, ku ishte paraparë të garonte Albin Tahiri

Është shtyrë gara në disiplinën lëshim i shpejtë, ku ishte paraparë të garonte skitari ynë, Albin Tahiri në LOD PyeongChang 2018.

Shkak për shtyrjen janë bërë erërat e forta të cilat po mbretërojnë në Qendrën Skitare Jangseon, rreth 40 kilomtra larg PyeongChangut, thuhet në një njoftim të KOK në Facebook.

Sipas organizatorëve, gara nuk do të mbahet sot, kurse dita e mbajtjes së saj do të vendoset më vonë.

Albini është dashur që garën e parë ta zhvillonte më 11 shkurt (e diel) në lëshim të shpejtë, derisa që nga 8 shkurti i ka filluar përgatitjet zyrtare.

Garat e lëshimit të shpejtë duhej të fillonin në ora 04:00 e mëngjesit me kohën tonë lokale, kurse në 11:00 me kohën në Korenë e Jugut.

Lëshimi i shpejtë është dashur të mbahej në qendrën alpike në Jeongseon, kurse tani pritet të mësohet se kur do të zhvillohet kjo garë. /Telegrafi/