Telegrafi

Shtyhet fuqishëm nga kundërshtari, godet keq mbajtësen e koshit (Video)

Thomas Atkins nga Kensas e Shteteve të Bashkuara, ka mbetur me lëndime të konsiderueshme, gjatë një ndeshje basketbolli, në kuadër të kampionatit të shkollave të mesme.

Derisa po hidhej të shënonte kosh, atë e shtyu kundërshtari dhe goditi keq mbajtësen që kishte përpara, transmeton Telegrafi.

Ngjarja është postuar në Twitter, ku për një kohë të shkurtë është parë më se 2.3 milionë herë, ndërsa kritikat nuk kishin fund.

“Lojë aspak sportive, kjo është lëndim me qëllim” ishte një prej komenteve të shumta.

Mësohet se gjendja e adoleshentit është përmirësuar, ndërsa së shpejti është gati për lojëra tjera. /Telegrafi/