Festivali Ndërkombëtar për artiste dhe aktiviste “FemArt” ka njoftuar se për shkak të situatës me pandeminë në vend është shtyrë për datën 1-6 tetor.
Masat e reja në Kosovë dhe situata e përkeqësuar me versioni Delta të pandemisë Covid-16, thuhet të jenë arsyet që kanë bërë që ky festival të mos mbahet në datat e planifikuara më parë.
Tutje, në njoftimin e festivalit në faqen e tyre zyrtare në Facebook, njoftuan publikun se “FemArt” do të mbahet me respektimin e plotë të masave kundër Covid-19, ndërsa do të lejohen vetëm personat e vaksinuar që të jenë prezent në aktivitetet e tyre artistike.
“Shtyhet FemArt – Festivali Ndërkombëtar për Artiste dhe Aktiviste. Situata e përkeqësuar me Covid-19 dhe versioni Delta dhe masat e Qeverisë kanë bërë që Artpolis të marrë vendim për shtyrje të Festivalit FemArt për javën e parë të tetorit.
Më 1-6 tetor 2021 FemArt do të jetë sërish afër publikut me shfaqje, performanca, muzikë, poezi, ekspozita, punëtori, raporte e konferenca përmes edicionit të 9-të, që vjen me moton “F… Seksizmit”.
Festivali FemArt do të mbahet me respektim të plotë të masave kundër Covid-19 dhe versioni Delta, e vetëm personat e vaksinuar do të mund të jenë prezent në këto aktivitete artistike.
Me ART kundër seksizmit, të VAKSINUAR kundër pandemisë!”, thuhet në njoftimin e tyre. /Telegrafi/