Telegrafi

Shtyhet eventi i prezantimit të super jahtit në Gjakovë pas keqkuptimeve mes institucioneve shtetërore

Eventi i shumëpritur për prezantimin e super jahtit të parë të prodhuar në Kosovë, të quajtur Interstellar, ndonëse i planifikuar për ditën e sotme, është aranzhuar për një datë tjetër të pacaktuar ende.

Koshi Group, kompania që qëndron prapa prodhimit të këtij super jahti, ka njoftuar se anulimi i eventit të sotëm vjen pas një keqkuptimi mes KRU “Gjakova” dhe Ministrisë së Ambientit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Lexo po ashtu Çfarë pritet të ofrojë super jahti Made in Kosova që prezantohet nesër në Gjakovë?

Koshi Group njofton se super jahti “Interstellar” është i gatshëm për prezantim dhe pret zgjidhjen e problemeve mes institucioneve për ta prezantuar jahtin e parë Made in Kosova para qytetarëve.

Telegrafi.com do t’ju mbajë të informuar për detajet në vijim, duke përfshirë edhe datën e prezantimit.