Është shtyrë ndeshja edhe ndeshja tjetër mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit, e vlefshme për javën e 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Feronikeli ’74 – Liria dhe Fushë Kosova – Dukagjini ishin dy ndeshjet e parapara për t’u zhvilluar sot (e shtunë) me fillim nga ora 13:00.
Megjithatë, reshjet e borës gjatë orës së mesnatës, mëngjesit dhe gjatë ditës kanë rënduar terrenin e stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas dhe delegati i ndeshjes së bashku me gjyqtarët kanë vendosur së nuk ka kushte për lojë dhe ndeshja është shtyrë.
Ndeshja tjetër mes Fushë Kosovës dhe Dukagjinit e paraparë të zhvillohej në terrenin me bari artificial “Sami Kelmendi” në Lipjan pritej të zhvillohej, duke u shtyrë vetëm 20 minuta fillimi i ndeshjes.
Por, pas 20 minutave, njerëzit përgjegjës vendosen ta shtyjnë edhe këtë ndeshje, pasi nuk arritën t’i plotësojnë kushtet për të zhvilluar ndeshjen.
Këto ndeshje thuhet se janë shtyrë për ditën e hënë dhe do të zhvillohen nga ora 13:00./Telegrafi/