Dhënia e deklaratave solemne e anëtarëve të rinj të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve para kryetarit të Kuvendit, që ishte paralajmëruar për sot, është shtyrë.
Në njoftimin e zyrës për informim të Kuvendit në fillim nuk u dha asnjë arsye për anulimin e kësaj ngjarje, ndërsa më vonë u mësua se për shkak të udhëtimit të Talat Xhaferit në Kosovë, i cili do të merr pjesë në seancë përkujtimore me rastin e vdekjes së Adem Demaçit, janë anuluar të gjitha aktivitetet në Kuvend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Përndryshe, përbërja e përkohshme gjashtë-anëtare e KSHZ-së u zgjodh me 100 vota “për” dhe pa diskutim në seancën e 56-të e cila u mbajt të mërkurën në mbrëmje, pas marrëveshjes që arritën liderët në takim ditën e hënë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kryetari i KSHZ-së është Oliver Derkovski i propozuar nga OBRM-PDUKM, ndërsa Dimitre Shehu nga BDI do të jetë nënkryetare.
Elizabeta Postolovska nga OBRM-PDUKM, Janakie Vitanovski, Boris Kondarko dhe Radica Risteska nga LSDM, si dhe Enver Saliu nga Lëvizja Besa janë anëtarët e trupit zgjedhor më të lartë në vend.
Me zgjedhjen e anëtarëve të rinj të KSHZ-së janë krijuar kushtet për organizimin e referendumit për marrëveshjen me Greqinë./Telegrafi/