Ka përfunduar seanca gjyqësore në Colmar të Francës, ndaj liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Trupi gjykues në Colmar të Francës ka deklaruar që me datën 27 prill do të merret vendimi lidhur me akuzat e bëra nga shteti serb në drejtim të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.
Pas përfundimit të seancës, Haradinaj para medieve ka thënë se jemi në rrugë të drejtë dhe se e drejta do të fitojë.
“Është pritur që nuk do të merret vendimi sot, do të presim edhe tri javë tash deri më 27 prill”, tha Haradinaj./Telegrafi/