Telegrafi

Shtyhet debutimi i modelit të ri të iPad Mini

Megjithatë, sipas raporteve të fundit të Economics Daily nga Tajvani thuhet ndryshe. Sipas këtij publikimi thuhet se Apple e ka shtyrë datën e lansimit të versionit të ri të iPad Mini, për shkak të mungesës së paneleve Retina. 

Për shkak të kësaj mungese, data e debutimit të iPad Mini në treg pritet të jetë fillimi i vitit të ardhshëm, përkatësisht muajt e parë të 2014-tës.

Më tej, sipas Economics Daily thuhet se Apple do të prezantojë dy modele të reja të iPad Mini, njërin me ekranin Retina dhe tjetrin më të thjeshtë, dhe pa të. Ajo që ende nuk dihet për gjeneratën e re të iPad Mini është çmimi i pajisjes, dhe nëse Apple do të synojë të rivalizojë me Google dhe Amazon, sa i përket çmimit të ulët të tabletit. / Telegrafi /