Telegrafi

Shtyhet debutimi i HTC One

Disa distributor të kompanisë dhe operatorë të telefonisë mobile, duke përfshirë edhe Vodafone Group kanë njoftuar se HTC u ka thënë se do ta shtyejë debutimin e HTC One, edhe përkundër premtimit se modeli i ri i telefonit të prodhuesit të famshëm tajvanez do të paraqitej në treg në javën e tretë të muajit mars.

Përfaqësuesit e HTC’së kanë thënë se vonesat për debutimin e HTC One kanë ndodhur pikërisht për shkak të mungesës së disa pjesëve të telefonit, duke përfshirë mbështjellësin e metalit, dhe pjesë të kamerës. / Telegrafi /