Departamenti amerikan i Shtetit ka shtyrë datën për përgjigjet e lotarisë amerikane.
Përgjigjet që pritet të merreshin më 5 maj, janë shtyrë për në 6 qershor.
Departamenti i Shtetit thotë se për shkak të pandemisë së coronavirusit, hapja, e cila pritej të ishte në dispozicion në ueb-faqen e Departamentit të Shtetit duke filluar nga 5 maj, do të shtyhet për në 6 qershor 2020, transmeton Telegrafi.
Hapja e vonuar “nuk do të ndikojë negativisht në aftësinë tonë për të para-përpunuar dhe planifikuar intervistat DV-2021, të cilat planifikohen të fillojnë me 1 tetor 2020”, thuhet në kumtesën e Departamentit të Shtetit.
Periudha e regjistrimit të lotarisë DV-2021, kaloi midis 2 tetorit 2019 dhe 5 nëntorit 2019.
Kujtojmë se më herët ambasada amerikane anuloi të gjithë takimet rutinë të vizave dhe shërbimeve, përfshirë këtu edhe për fituesit e Lotarisë Amerikane për vitin 2020. /Telegrafi/