Telegrafi

Shtyhet dalja në shtije e biletave për ndeshjen Kosovë-Kroaci

Ndeshja e shumëpritur që Kosova do ta zhvillojë kundër Kroacisë, në kuadër të kualifikimeve për botërorin Rusi 2018 po afrohet.

Biletat për të parë ndeshjen në “Loro Boriçi” të Shkodrës do të dalin në treg nga dita e nesërme ( e enjte).

Biletat kanë pasur të dalin sot në shtije, por është shtyrë ky proces.

Ato do të mund t’i gjeni në pikat kryesore të “Money Gramit” nga ora 8:00 e mëngjesit

Pika kryesore e “Money Gram” gjendet përball objektit për regjistrimin e automjeteve.