Kuvendi i Maqedonisë bëri ndryshime në Ligjin për privatizimin dhe dhënien me qira të tokës ndërtimore shtetërore, duke zgjatur kështu afatin për dorëzimin e kërkesës për privatizimin e tokës deri më 31 dhjetor 2021, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Qytetarët, tetë ditë pas shpalljes së ndryshimit të ligjit në Gazetën Zyrtare, përsëri do të jenë në gjendje të paraqesin kërkesat për privatizimin e tokës shtetërore.
Nga Ministria e Financave theksojnë se ligji bëhet me kërkesën e qytetarët, ndërsa zgjatja e afatit është rezultat i reagimeve nga qytetarët të cilët nuk kanë paraqitur kërkesë për privatizim në periudhën e kaluar dhe kështu vonojnë gjithashtu zbatimin e dispozitave të Ligjit të cilat kanë të bëjnë me themelimin e një qiraje të tokës ndërtimore që nuk privatizohet.
Deri në fund të vitit 2022, shtyhet afati edhe për paraqitjen e një kërkese për ndryshim nga një e drejtë shfrytëzimi të pronës para Agjencisë për Kadastër dhe Patundshmërisë. /Telegrafi/