Komisioni për Lirime në Import, me qëllim të zbatimit të nenit 29 të Ligjit 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar dhe nenit 48 të Udhëzimit Administrativ 03/2015 për zbatimin e Ligjit 05/L-037 për Tatimin në Vlerën e Shtuar, bazuar në autorizimet e pranuara përmes Vendimeve të Qeverisë 13/07 & 14/07 të datës 06.10.2017, njofton se të gjitha autorizimet e lëshuara për lirimet në import me efekt zbatimi deri me datën 31.12.2019, shtyhen me automatizëm dhe do të jenë valide deri më datën 31.12.2020.
Kjo shtyrje e afatit vlen për të gjitha subjektet prodhuese që tashmë kanë një autorizim për lirime në import dhe qëllimi i shtyrjes së afatit deri me 31.12.2020, bëhet me qellim të zbatimit të vendimit të Qeverisë së Kosovës 01/9, për ndërmarrjen e masave shtesë pas konfirmimit të rasteve pozitive me Coronavirus.
Kërkohet nga Dogana e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës, që të gjitha procedurat doganore dhe tatimore deri me këtë datë, të aplikohen bazuar në vendimet e lëshuara nga komisioni për lirime për subjektet prodhuese për vitin 2019 përfshirë aneksin 1 dhe aneksin 2.
Po ashtu, kërkohet nga të gjitha subjektet prodhuese që autorizimet për lirim në import ju skadojnë me datë 31.12.2019, që deri me 30.06.2020 të raportojnë stoqet e tyre te komisioni për lirime në formatin zyrtar përmes adresës elektronike. /Telegrafi/