Telegrafi

Shtrohet në spital Fatos Nano

Fatos Nano shtrohet sërish në spital. Ish-kryeministri është paraqitur mbrëmjen e djeshme në një nga shërbimet spitalore private në Tiranë pas problemeve shëndetësore.

Burime tregojnë se zoti Nano ka pësuar një frakturë parciale. Pas ekzaminimeve të kryera nga ekipi i mjekëve, ditën e enjte Nano pritet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale.

Gati një vit më parë, ish-kryeministri ishte në gjendje të rëndë shëndetësore dhe kaloi një kohë të gjatë në spital. Ai qëndroi disa javë në intubim për shkak të një komplikacioni që kaloi në mushkëri. /Telegrafi/